Batatinas nuk i shkon ndërmend të dorëzohet

139

Llapi ka rigjetur sërish formulën e fitores, me ç’rast ka mposhtur këtë vikend skuadrën e Vushtrrisë me shifrat e larta 3-0. Për trajnerin e skuadrës së Llapit, Tahir Batatina, kjo ndeshje nuk ka qenë aspak e lehtë, pavarësisht rezultatin që na servoi në fund ndeshja.

“Ishte një ndeshje mjaft e vështirë për skuadrën tonë, sepse kemi ditur se do përballemi me një skuadër që vjen nga fundi i tabelës dhe po lufton për të mbijetuar. Ne kemi qenë të motivuar për tu kthyer tek fitoret, me ç’rast mendojmë se ende jemi në garën për titull të kampionit. Ne nuk do të hymë në ndeshje me kalkulime, por do luftojmë deri në fund për të arritur objektivin tonë”, deklaroi pas ndeshjes ndaj Vushtrrisë, Batatina.