Batatina: Ndalëm zërat për tolerime, Llapi nuk largohet asnjëherë nga liga!

566
Tahir Batatina, kryetrajner i KF Llapi | FOTO: Shpend Ahmeti

Llapi pësoi disfatë në kuadër të xhiros së 33-të në kampionatin elitar të futbollit kosovar, derisa u mposht në udhëtim te Drenica (4-2), raporton Gazetasheshi.com.

Megjithatë, kjo disfatë nuk e shqetëson aspak trajnerin e kësaj skuadre, Tahir Batatina, i cili ka deklaruar se Llapi nuk do të largohet asnjëherë nga liga dhe se fokusi i tyre është në kupë.

“Ndalëm shumë zëra se Llapi po luan me disa skuadra e ekipin e dytë dhe me disa të tjera me ekipin e parë. Luajtëm me ekipin e dytë edhe ndaj një kundërshtari direkt për mbijetesë siç është Drenica. Fokusi ynë është te kupa dhe këtë e kam thënë nga fillimi i pranverës. Ne do të synojmë që të marrim maksimumin e pikëve nga ndeshjet e mbetura, por tifozët e Llapit duhet të jenë të qetë, pasi që Llapi asnjëherë nuk do të largohet nga liga”, deklaroi Batatina.

Pas kësaj disfate skuadra e Llapi zbret në pozitën e gjashtë të renditjes tabelare me 39 pikë.

May be an image of text that says 'Overall Top Scorers Home TEAM Away Form 1. Prishtina MP 2. G PTS Drita 33 3. 59:20 72 FC Ballkani 33 53:27 69 Gjilani 33 5. 69:37 67 33 Drenica 35:33 48 KF Llapi 33 7. 32:42 41 Feronikeli 33 45:52 39 Arberia 33 39:32 38 Trepca 89 33 10. 38:53 36 FC Besa 33 31:48 36 33 25:82 12'

Në xhiron llapjanët takohen me skuadrën nga fundi i klasifikimit Besën.

/Gazeta Sheshi/