Batatina: Luanët do ta përfaqësojnë jo vetëm Llapin por edhe shtetin e Kosovës në arenën ndërkombëtare

221

Klubi Futbollistik “Llapi” është duke i vazhduar përgatitjet në Ohër për garat evropian.

Llapi do të përballet me skuadrën shqiptare, KF Shkupi, në kuadër të rrethit të parë në ‘Converence League’, shkruan Gazetasheshi.com

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina është krenar më ekipin e tij dhe premton një përfaqësim dinjitoz.

“Punë e madhe, angazhim, disiplinë dhe motiv i lartë i luanëve që duan dhe do ta përfaqësojnë jo vetëm Llapin por edhe shtetin e Kosovës në arenën ndërkombëtare me dinjitet dhe përkushtim maksimal.

Jam shumë i lumtur si trajner i skuadrës kur shoh punën dhe motivin e tyre të lartë që po tregojnë në fazën përgatitore në Ohër në prag të ndeshjeve evropiane”, ka shkruar Batatina.

Ndeshja mes Llapit dhe Shkupit luhet me 8 korrik ne Shkup, ndërsa ajo e kthimit me 15 korrik në stadiumin “Fadil Vokrri”.

/Gazeta Sheshi/