Batatina: Jam ilaç për Sokolin

183

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, duket se ishte në gëzim të madh pas përfundimit të ndeshjes Llapi-Gjilani. Batatina u gëzua jo vetëm se eliminoi Gjilanin, mirëpo edhe se po eliminon gjithmonë nga garat e Kupës, trajnerin Bylbyl Sokoli, njofton Gazeta Sheshi.

“Ishte një ndeshje e mirë, duke e ditur që kemi të bëjmë me një skuadër cilesorë si Gjilani. Më kanë kushtuar pikët ndaj Gjilanit në kampionat, mirëpo ato do i kthej. Deklasuam një skuadër që vjen nga kreu i tabeles. 4-0 është një rezultat që nuk bën shumë të flitet”, ka theksuar fillimisht Batatina për mikrofonat e Super Sport Kosovës, pas ndeshjes.

Më pas ai ka folur edhe për duelin ndërmjet tij dhe ‘Profës’.

“Profa e ka ditur se Batatina për kupa është i prirë, sepse e kam eliminuar edhe sa ishte te Prishtina. Gjilani kishte ardhur i dorëzuar në Llap. Merita shkon për djelmoshat që u angazhuan. Ata duan ta marrin kupën dhe besoj se do e arrijmë këtë qëllim”, përfundoi Batatina, transmeton Gazeta Sheshi.

/Gazeta Sheshi/