Bastoret: Kjo skuadër e fiton La Ligan (Foto)

211

Përkundër humbjes nga Valencia, Barcelona mbetet favorite për ta fituar La Ligan sipas bastoreve.

Klubi ‘Blaugran’ është lider në tabelë, mirëpo vetëm falë bilancit më të mirë në ndeshjet direkte me Atletico Madridin, pasi që të dy skuadrat kanë nga 76 pikë, të ndjekura nga Reali me një më pak.

Megjithatë, Barçës i është rritur koeficienti për tu shpallur kampione. Bwin ia vënë kuotën 1.53 ekipit katalunas. Pastaj vije Atletico me 4.33 dhe Real Madrid me kuotën 5.00.

Ndërsa, në Bet365 Barcelona e ka koeficientin 1.50 për ta fituar titullin, Atletico Madrid 4.33 dhe Real Madrid 6.00.