Basketbollistet e Bashkimit fitojnë lehtë në ndeshjen e dytë dhe kalojnë në finale të “play-offit”

130

Klubi Basketbollistik i Femrave “Bashkimi”, është kualifikuar në finale të “play-offit” të Superligës.

Vashat nga Prizreni e kanë mposhtur edhe në herën e dytë Vëllaznimin, në gjysmëfinale të “play-offit” për t’u plasuar në finale me rezultatin e përgjithshëm 2:0.

Në ndeshjen e dytë e cila u zhvillua në Gjakovë, skuadra e Bashkimit e ka arritur një fitore kogja të lartë me rezultat 105:84.

Më të dallaurat për skuadrën nga Prizreni ishin Aisha Balarabe me 44 pikë, 24 kërcime dhe 7 asisime me një efiçiencë prej 65, e ndihmuar nga Saranda Daci me 35 pikë, 18 kërcime dhe 10 asistime me indeks 55. Ndërsa tek Vëllaznimi më të dalluarat ishin Raven Northcross-Baker me 37 pikë, 10 asistime dhe Rina Hoda me 17 pikë.

Bashkimi në finale pret fituesin e përballjes Penza – Prishtina. Në gjysmëfinalen e parë vashat pejane kanë mposhtuar ato prishtinase dhe takimi i dytë zhvillohet sot në palestrën “Karagaçi” në Pejë nga ora 19:00. Në rast se fitojnë Prishtina atëherë do të luhet edhe ndeshja e tretë.

/GazetaSheshi/