Bashkimi ndalet nga Dushkaja, pretendon se u dëmtua për dy penalti!

1214

Kampionati në Ligën e Dytë po shkon drejt fundit, derisa tashmë kanë mbetur edhe dy xhiro për t’u ulur sipari i edicionit 2020/21, shkruan Gazetasheshi.com.

Njëra nga skuadrat që po synon ngjitjen në Ligën e Parë është edhe Bashkimi i Koretinit, ekip ky i cili këtë vikend u ndal nga Dushkaja me rezultat të barabartë 2-2.

Lorik Dobratiqi realizoi dy gola për ‘portokallinjtë’ por që nuk ishin të mjaftueshëm për ta fituar ndeshjen.

Skuadra nga Anamorava pretendoi dy penalti në këtë takim, teksa pati ankesa në ndarjen e drejtësisë nga gjyqtarët e Superligës, të cilët ishin deleguar për këtë sfidë.

Në fund koretinasit morën barazimin, por lanë në fushën e lojës lavdatat për skuadrën e Dushkajës në lidhje me mikëpritjen e tyre shembullore.

Ndryshe Bashkimi i Koretinit ndodhet në pozitën e dytë të renditjes tabelare, teksa synon rikthimin në Ligën e Parë.

/Gazeta Sheshi/