Basha: Kemi çështje të përbashkëta qe kane të bëjnë me interesin qytetar e poashtu edhe në aspektin kombëtar

89

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, priti në takim, Kryetarin e Partisë Demokratike në Shqipëri, Lulzim Bashën.

Gjatë takimit, Kryetari Ahmeti e njoftoi z. Basha për situatën e përgjithshme politike në Kosovë, sfidat dhe kauzat e opozitës, qeverisjen dhe të arriturat në Komunën e Prishtinës, si dhe promovimin e demokracisë dhe interesin qytetar në përgjithësi.

Nga ana e tij Kryetari i PD-së, Lulzim Basha shprehu kënaqësinë e tij për takimin dhe tha se duhet të vazhdohet me një dialog kuptimplotë dhe thelbësor në mes faktorëve politikë në Kosovë dhe Shqipëri.

“Janë shumë çështje të përbashkëta për të cilat duhet të diskutojmë, si në aspektin e dy partive opozitare që kanë të bëjnë me interesin qytetar e poashtu edhe në aspektin kombëtar, siç janë integrimi i të dy vendeve në strukturat veriatlantike”, tha në fund Lulzim Basha.