Bardhoku: Ishim -14 pikë nga kreu, por dolëm kampion

254

Tun Bardhoku, lojtari i FC Prishtinës është shprehur mjaft i lumtur me faktin që skuadra e tij ka dalur kampione e Kosovës për sezonin 2020/21.

Bardhoku tha se titulli i fituar pas tetë vitesh është i veçantë dhe u shpreh që është i lumtur që është pjesë e historisë së klubit nga kryeqyteti i Kosovës

“Të fitosh titullin pas tetë vitesh është një ndjenjë e shumë e mirë, por të jesh -14 pikë dhe të dalësh +5 pikë para rivalit dhe të fitosh titullin kjo e bën këtë titull dhe më të veçantë, jam shumë i lumtur që jam pjesë e kësaj historie”, tha fillimisht Tun Bardhoku për ‘GazetaBlic Sport’.

Bardhoku theksoi se çdo ndeshje ishte sikurse finale për ekipin e tij dhe nuk veçoi ndonjë takim si më të vështirin.

“Të gjitha ndeshjet kanë qenë të vështira nuk ka pasur ndeshje të lehtë mund të them se çdo ndeshje ka qenë finale për ne”, vazhdoi ai. Në fund, 27 vjeçari tha se në Ligën e Kampionëve do ta japin maksimumin që të shkojnë sa më larg.

“Do mundohemi të bëjmë ndeshje të mira do japin maksimumin dhe të shkojmë sa më larg që të jetë e mundur në këtë kompeticion dhe t’i bëjmë krenar të gjithë me paraqitje në Evropë”, përfundoi ai.