Barcelona thyen rekordin e penaltive të humbura për një sezonë

144

Penaltitë vazhdojnë të mbeten një enigmë e pazgjidhur këtë sezonë për skuadrën e Barcelonës. Edhe në duelin e fundit ndaj Getafes, blaugranasit dështuan të konvertojnë një penalti në gol. Kësaj rradhe ishte Lionel Messi ai që dështoi, bën të ditur Gazeta Sheshi.

Me këtë rast numri i penaltive të humbura të blaugranasve shkon në tetë këtë edicion, më shumë se çdo skuadër tjetër ndonjëherë.

Mirëpo, ky nuk është rekordi i vetëm i Barcelonës që kanë regjistruar nëpërmjet penaltisë. Katalunasit këtë edicion kanë fituar 15 penalti një më pak se Real Betis në sezonin 1986/87.

Lionel Messi është bërë tani futbollisti që ka dështuar më së shumti penalti në histori të Barcelonës, gjithsej 8, një më shumë se Samuel Eto’o.

“Ne do të shënojmë nga penalti në ndeshjet e mëdha”, u përgjigj me ironi pas ndeshjes qendërmbrojtësi Gerard Pique.

/Gazeta Sheshi/