Barcelona ndalet, por nuk humbet

146

Villarreali më në fund ndal Barcelonën. Nëndetset e verdha kanë mundur t’i rrëmbejnë një barazim skuadrës së Luis Enriques në shtëpinë e tyre duke mbyllur ndeshjen 2-2.

U dukë se gjithçka do të ishte e thjeshtë për blaugranët pasi kaluan në avantazh që në minutën e 20-të me Rakitic. 4 minuta nga fundi i pjesës së parë Barça fitoi një 11-metërsh që u kthye në gol nga braziliani Neymar.

Vendasit reagojnë në pjesën e dytë duke shënuar dy gola të shpejtë në minutën e 57-të me Bakambu dhe në të 63-n i falen një autogoli të Mathieu.

Villarreali mbetet në vendin e katërt me 54 pikë, ndërkohë që Barcelona e çon në 9 pikë diferencën me Atletico Madriditn pas humbjes së djeshme.