Barcelona largon Neymarin

402

Rendimenti dhe sjelljet e brazilianit gjatë javëve të fundit lënë shumë për të dëshiruar. Ndaj dhe skuadra azulgrana ka menduar se zgjidhja më e mirë do jetë shitja e tij. Pista e dërgon në ishull, me ç’rast shumë skuadra janë të interesuara për shërbimet e Neymar, me ekipin e Manchester United që ndodhet në pole position, përcjellë lajmin Gazeta Sheshi.

Zënka e fundit me bashkëlojtarin e tij Jordi Alba i ka dhënë fund durimit të drejtuesve blaugrana, me ç’rast tashmë i kanë bërë me dije brazilianit që dera për të është e hapur. Siç raporton “Daily Mail”, Manchester United është e gatshme të ofrojë madje deri në 150 milionë euro për sulmuesin brazilian, duke e konvertuar atë kështu në futbollistin më të shtrenjtë në botë.

Shtypi katalunas i ka dalë në ndihmë Neymarit për të tejkaluar këtë situatë, që sipas tyre është e planifikuar nga dikush tjetër vetëm për të prishur harmoninë brenda skuadrës së Barcelonës, mirëpo tashmë një gjë është e sigurtë, sulmuesi brazilian do ndërrojë ambient në sezonin tjetër.

/Gazeta Sheshi/