Barcelona i falet Suarezit (Video)

113

Barcelona ka arritur të përmbysë rezultatin duke fituar ndeshjen me rezultat 2:1.

Skuadra e Atletico Madridit e nisi më mirë takimin kur arriri të shënojë me sulmuesin spanjoll Fernando Torres, i cili të shënojë gol në minutën e 25-të.

Ai mori një pasim shumë të bukur nga Koke dhe gjuajti ndërmjet dy këmbëve të portierit Ter Stegen.

Por, thënja nga ‘hero në zero’ u përshtatë më së miri për Torres, i cili mori kartonin e dytë të verdhë duke e lënë skuadrën e tij me një lojtarë më pak.

Barcelona në pjesën e dytë filloi sulmet për të barazuar rezultatin.

Goli i barazimit erdhi në minutë e 64-të. Ishte Jordi Alaba që gjuajti në portë dhe topin e devijoi Suarez drejt portës për 1:1.

Barcelona kaloi në epërsi, pas golit të dytë të realizuar nga Luis Suarez në minutën e 74-të.

Kjo është fitore e rëndësishme e Barcelonës, por e pamjaftueshme, pasi në ndeshjen e radhës luan në ‘Vicente Calderon’.

https://www.youtube.com/watch?v=PsQb08zzIMI