Barcelona hap bisedimet për të rinovuar me lojtarin e ekipit të parë

131

Barcelona ka hapur bisedimet për të zgjatur kontratën e Sergi Robertos, kontrata e të cilit skadon në verën e vitit 2022.

Lojtari i cili mund të luajë në disa pozicione, gjë që e ka bërë në të kaluarën, duket se do të vazhdojë të mbetet një lojtar i Blaugranëve, transmeton lajmi.net.

Cadena Cope raporton se ka pasur takime mes përfaqësuesit të lojtarit dhe klubit për zgjatjen e kontratës së tij.

Roberto njihet më së shumti për golin e shënuar ndaj Paris Saint-Germain, në rikthimin 6-1.

Reprezentuesi i Spanjës, ka kaluar gjithë jetën e tij në klubin e Barcelonës duke fituar gjashtë trofe të La Ligas, dy Liga të Kampionëve dhe pesë tituj të Copa del Rey.