Barcelona e degradon Valencian

155

valencia

Blaugranët mposhtën “lakuriqët” me rezultat shumë të thellë (7-0), duke siguruar kualifikim për në finalen e kupës së mbretit qysh në ndeshjen e parë.

Messi me një hat-trick dhe Suarez me një poker ishin makthi i Valencias në këtë ndeshje. Madje viktimë e tyre ishte edhe mbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi, që u ndëshkua me karton të kuq, pas ndërhyjes ndaj Lionel Messit.