Barcelona dhuron një tjetër shfaqje përballë Getafes

132

Është e pamundur të gjendet një skuadër e cila mund të përballojë skuadrës atomike të Barcelonës. Të besuarit e Luis Enriques e kanë dërmuar me shifra tenistike skuadrën e Getafes 6-0, transmeton Gazeta Sheshi.

Ky triumf i rradhës i blaugranasve mbanë firmën e brazilianit Neymar që realizon dy gola, i ndihmuar nga Messi, El Hadadi dhe Arda Turan që realizuan nga një tjetër. Ndërkohë, Juan Rodriguez kishte shënuar autogol në minutat e para të ndeshjes.

Me këtë fitore Barcelona ka 75 pikë, nëntë më shumë se Atletico Madridi dhe 15 më shumë se Real Madridi. Edhe Atletico edhe Reali kanë nga një ndeshje më pak të zhvilluar.