Barcelona bën detyrën ndaj Eibar

133

Blaugranasit nuk hasin në ndonjë vështirësi në transfertën e Ipuruas ndaj Eibarit, duke marrë fitoren e 23-të, këtë edicion. Katalunasit kanë realizuar plotë katër gola në këtë përballje, të cilët dy mbajnë firmën e Messit dhe nga një tjetër të Munir dhe Suarez, transmeton Gazeta Sheshi.

Pas kësaj fitoreje, Barcelona ka grumbulluar 72 pikë, 11 më shumë se Atletico Madridi që mban pozitën e dytë. Skuadra e Simeones ka një ndeshje të vështirë në xhiron e 28. Do të jenë mysafirë të Valencias në “Mestalla”.

/Gazeta Sheshi/