Barcelona arrin marrëveshje me portierin që zëvendëson Bravon (Foto)

200

Kampionët e Spanjës kanë arritur marrëveshje me portierin e Ajaxit, Jasper Cillessen.

Claudio Bravo pritet që të largohet nga Barcelona, pasi që Manchester City është shumë pranë të nënshkruajë me portierin kilian.

Mirëpo sekretari i katalanasve, Robert Fernandez ka paralajmëruar se Bravo do të largohet nga klubi vetëm kur të gjendet zëvendësuesi i tij.

Sipas ‘Sky Sports’, Barcelona tashmë ka arritur marrëveshje me Jasper Cillesen, i cili shumë shpejtë pritet që të zyrtarizohet si ‘blaugrana’.

Për portierin e Kombëtares së Holandës, kampioni aktual i Spanjës Barcelona do të paguajë 12 milionë euro.

Cillesen