Barça sulmon UEFA-n: Messi dhe Suarez duheshin në “top-3”, ja pse!

138

Shifrat tregojnë se pse Lionel Messi dhe Luis Suarez kanë më shumë merita se Bale, apo Griezmann, të cilët janë pjesë treshes finale për çmimin e “Best Player”, sezoni 2015-2016, shpallur të premten nga UEFA. Bashkë me ta është edhe ylli portugez i Real Madridit, Cristiano Ronaldo. Indinjata te tifozët e Barcelonës ishte e menjëhershme, teksa në mesin e tre kandidatëve në fjalë nuk gjejnë emrin e “Këpucës së Artë” aktuale, Luis Suarez, apo “Topin e Artë” herën e fundit, Leo Messi. Podiumi është monopolizuar nga Real Madridi, me Cristiano Ronaldo dhe Gareth Bale, si dhe Antoine Griezmann.

Kjo gjë është bazuar në votën e gazetarëve nga secili prej 55 vendeve (federatave), që janë anëtare të UEFA-s. Natyrisht, votuesit kanë ndarë pikët e tyre në bazë të kritereve subjektive. Përndryshe, emri i finalistëve do të kishte qenë ndryshe. Katalanasja “SPORT” i është drejtuar objektivitetit të të dhënave, përmes algoritmit, për të treguar se Leo Messi dhe Luis Suarez e meritojnë për t’u kualifikuar në “top 3” e çmimit, që UEFA do ta dorëzojë më 25 gusht, datë që përkon edhe me shortin e fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Ne kemi përdorur një algoritëm të ngjashëm me atë të përdorur nga UEFA gjatë “Euro 2016” për të shpallur 11-shen (formacionin më të mirë) të çdo dite. Formula është thjeshtuar për të mos bërë të njëjtat gabime bruto, të kryera nga agjencia në ditët e saj. Ne jemi bazuar në kritere të tilla, si titujt, golat dhe asistet gjatë sezonit, me ekipet e tyre përkatëse dhe kombëtaret respektive, kemi marrë një vlerë absolute duke tërhequr “top-3” e UEFA-s.