Barça nis operacionin ‘fshesa’ – këta janë nëntë lojtarët që do largohen gjatë verës

287

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman duket se ia ka bërë të qartë klubit emrat e lojtarëve që nuk do t’i ketë në plan për vitin 2022.

Barcelona pritet që në këtë afat veror të bëjë disa përforcime në skuadër, derisa disa lojtarë të ekipit të parë do largohen.

Sipas Mundo Deportivo, plotë nëntë lojtarë janë në shitje për afatin veror.

Philippe Coutinho, Martin Braithwaite, Samuel Umtiti, Miralem Pjanic, Sergi Roberto, Junior Firpo, Carles Alena dhe Matheus Fernandes janë emrat të cilët do të shiten nga klubi katalanas.

Gazeta spanjolle gjithashtu ka konfirmuar se në këtë listë mund të jetë edhe Ousmane Dembele, nëse ky i fundit nuk pranon të rinovojë kontratën që i skadon në vitin 2022.

Me shitjen e tyre, Barcelona do i këtë financat e duhura që të realizojë disa transferime siç janë Eric Garcia, Sergio Aguero dhe Memphis Depay.