Barça e zakonshme, “manita” ndaj Vallecano-s

147

Barcelona vazhdon të marshojë sigurtë drejt mbrojtjes së titullit, derisa këtë mesjavë ka triumfuar bindshëm në udhëtim tek skuadra Rayo Vallecano, (1-5).

Lionel Messi me një tre golësh, Rakitic dhe Turan me një tjetër i vënë firmën fitores së 22-të, Barcelonës.

Në fakt, blaugranasit kanë dështuar të konvertojnë një gol edhe një penalti, të cilën e huqi fare, Luis Suarez.

Golin e nderit për vendasit e realizoi Manucho Gonzales.

Këhtu pas kësaj fitore, Barcelona vazhdon kryesimin në La Liga me 69 pikë, tetë më shumë se Atletico Madrid dhe 12 më shumë se Real Madridi.