Barça e lodhur, 100 mijë kilometra më shumë se Reali

228

Barcelona dhe Reali i Madridit do për ballen këtë fundjavë në një ndeshje që për merengesit cilësohet si “treni i fundit” në garën për titull kampion.

Në fakt, kalendari bëri që lojtarët e secilit ekip të mos jenë në formën e tyre optimale, për shkak të impenjimeve me ekipet kombëtare. Nuk bëhet fjalë vetëm për ndeshje të mërkurën, por edhe për mijëra kilometra udhëtim që janë detyruar të bëjnë.

Duke parë që shumica e lojtarëve janë amerikanojugorë, edhe distancat e përshkruara janë me të vërtetë të mëdha. Gjithsesi, ata që janë penalizuar më tepër, janë katalanasit.

Futbollistët e Luis Enrikes së bashku kanë përshkruar 189,660 kilometra, plot 100 mijë më tepër se të besuarit e Zinedine Zidane. Një element që nuk mund të nënvlerësohet, kur bëhet fjalë për futbollistë si Luis Suarez, Javier Mascherano apo Lionel Mesi.

Ai që kryeson për merengesit është Hames Rodrigez me 20 mijë kilometra dhe në fakt nuk pritet që të jetë në formacion. Një favorizim për Realin, por janë shumë elementë të tjerë që i bëjnë të mos jenë favoritë. Do luajnë në “Camp Nou” dhe përballë do kenë një skuadër që nuk njeh humbje prej shumë kohësh.