Banka Boterore do t’i ndihmoje Kosovës në procesin e integrimit në BE

133

Zëvendëspresidenti i Grupit të Bankës Botërore për Evropën dhe Azinë Qendrore, Cyril Muller, ne nje takim te perbashket me ministrat e Qeverise se Kosoves, ka uruar Qeverinë e Kosovës për miratimin e strategjisë 2016-2021, për të cilin tha se kjo hapë rrugë për bashkëpunimin mes Qeverisë dhe Bankës Botërore.

Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi i sfidave kryesore në kuadër të Strategjisë Kombëtare për Zhvillim 2016 – 2021, të gjeturat e grupit të Bankës Botërore për Diagnostifikimin Sistematik të Shtetit, dhe Korniza e Partneritetit me Shtetin 2017 – 2020.

Ministri i Financave, Avdullah Hoti, tha se Qeveria e Kosovës i është mirënjohës Bankës Botërore si një partner strategjik për mbështetjen e ofruar përgjatë këtyre viteve.

Nderkaq Mulller Ai ka thene se BB do të jetë partner dhe do të ndihmojë Kosovën për të arritur qëllimet e saj në proceset e rëndësishme.

Ai po ashtu tha se korniza e partneritetit të BB me Kosovën do ta mbulojë periudhën 2017 -2021, dhe se takimi i sotëm mundëson që ta fillojmë këtë diskutim në nivelin shumë të lartë të Qeverisë

Po ashtu, Hoti tha se Kosova ka marrëveshje me FMN dhe se klauzola e investimeve e lejon Qeverinë e Kosovës që të hy në kredi ndërkombëtare në huazimin për të financuar projekte prioritare. Hoti pret që të ketë mbështetjen edhe të BB-së në këtë drejtim./KosovaPress/