Balo gati të rikthehet te Liverpuli, Aleks ripërtërin kontratën me Milanon

149

BaloPas problemit me pubalgjinë që e mbajti jashtë fushave për një kohë të gjatë, Mario Baloteli po has vështirësi në gjetjen e formës më të mirë fizike.

Paraqitjet e fundit të lojtarit kanë qenë zhgënjyese dhe me të gjitha gjasat Milani në fund të sezonit nuk do të ushtrojë të drejtën për ta mbajtur futbollistin në skuadër.

“SuperMario” pritet t’i bashkohet sërish Liverpulit, ku do të kërkojë të luajë “letrat” e tij me Jurgen Klopin në stol. Gjermani nuk e ka fshehur kurrë se e vlerëson sulmuesin e Milanit.

Sakaq, rendimenti pozitiv i treguar nga mbrojtësi Aleks në këtë sezon e ka ndihmuar futbollistin brazilian që të rikonfirmohet edhe në vitin e ardhshëm. Sipas kanalit tematik “Milan Channel”, menaxheri i futbollistit veteran pritet të prezantohet ditët e fundit në Milano, ku do të diskutojë me administratorin kuqezi, Adriano Galiani, rinovimin e kontratës.