Ballkani ‘shfryhet’ te Besa, Gjilani ‘likuidon’ edhe Feronikelin

3059

Ballkani është rikthyer sërish te fitoret, derisa në kuadër të xhiros së 28-të ka triumfuar përballë Besës me rezultat 4-1, raporton Gazetasheshi.com.

Skuadra e Bledi Shkëmbit pati jo pak vështirësi për ta fituar këtë ndeshje, por në skenë u paraqitën edhe njëherë Meriton Korenica, i cili realizoi dy gola, Nazmi Gripshi dhe Arbër Prekazi kontribuan me nga një tjetër që ‘portokallinjtë’ tashmë me 58 pikë kryeson kampionatin përkohësisht.

Gjilani në ndeshjen tjetër ka triumfuar përballë Feronikelit me një gol të vetëm nga Gerhard Progni, por që mjaftoi për të marrë tre pikët e radhës që i stabilizon ‘kuqebardhët’ në pozitën e katërt të renditjes tabelare me 43 pikë.

Gazeta “Sheshi” ju sjell në mënyrë kronologjike raportin e dy ndeshjeve:

GJILANI – FERONIKELI 1-0

– Mbyllet ndeshja!

+3 minuta shtesë!

86′ Darko Nikaç (Gjil) gjuan brenda zonës pas asistimit të Gerhard Prognit, por topi shkon pranë shtyllës pingule.

85′ Zëvendësim te Feronikeli: Sokol Kiqina inkuadrohet në vend të Damir Kojasevic.

84′ Marko Milickovic (Fer) gjuan nga afërsia, por pret për mrekulli Enea Koliqi.

81′ Damir Kojasevic (Fer) gjuan nga ndërprerja, por pret Enea Koliqi.

80′ Keita Aziz (Gjil) ndëshkohet me karton të verdhë!

75′ Zëvendësim te Gjilani: Darko Nikaç inkuadrohet në vend të Arbër Çyrbës.

70′ Oltion Rapa (Gjil) ndëshkohet me karton të verdhë!

68′ Argjend Malaj (Fer) gjuan nga afërsia, por pret sërish Enea Koliqi.

63′ Marko Simonovski (Fer) gjendet në pozitë ideale për të shënuar, por pret goditjen e tij Enea Koliqi.

58′ Gerhard Progni (Gjil) gjuan nga afërsia, por pret Ilir Avdyli duke shpëtuar gol të sigurtë.

55′ Zëvendësime te Gjilani: Tomislav Sorsa dhe Ylber Kastrati inkuadrohen në vend të Razak Keitas dhe Ardit Hilës.

52′ Jean Da Silva (Fer) gjuan mjeshtërisht, por mbi portë.

51′ Zëvendësime te Feronikeli: Besmir Bojku dhe Jean Da Silva inkuadrohen në vend të Simon Loshit dhe Adem Maliqit.

50′ Arbër Çyrbja (Gjil) ndëshkohet me karton të verdhë!

48′ Albert Dabiqaj (Fer) gjuan brenda zonës, por pret Enea Koliqi.

– Starton pjesa e dytë!

– Mbyllet pjesa e parë!

+1 minutë shtesë!

42′ Gerhard Progni (Gjil) gjuan drejt në duart e Ilir Avdylit.

40′ Razak Keita (Gjil) shpërdoron një tjetër rast ideal për të shënuar, derisa gjuan jashtë portës i vetëm me ‘gardianin’ Avdyli.

35′ Razak Keita (Gjil) gjuan mbi portë nga penaltia duke shpërdoruar rast 100% për ta dyfishuar rezultatin.

35′ Astrit Thaqi (Fer) ndëshkohet me karton të verdhë!

35′ Razak Keita (Gjil) ndalet brenda zonës nga Astrit Thaqi dhe gjyqtari kryesor Besfort Kasumi akordon penalti për skuadrën vendase.

35′ Ardit Hila (Gjil) gjuan drejt portës, por pret Ilir Avdyli.

30′ Razak Keita (Gjil) shpërdoron një rast të pastër për shënim duke gjuajtur mbi portë pas harkimit fantastik të Gerhard Prognit.

24′ Marko Milickovic (Fer) gjuan nga distanca, por goditja e tij përfundon mbi portë.

20′ GOL! Gerhard Progni (Gjil) gjuan nga ndërprerja dhe realizon një gol jashtëzakonisht të bukur, 1-0.

17′ Princ Balde (Fer) ndëshkohet me karton të verdhë!

12′ Damir Kojasevic (Fer) gjuan nga distanca, por topi shkon mbi portë.

– Starton ndeshja!

Formacionet zyrtare:

Gjilani: Koliçi, Rapa, Veliu, Useini, Halili, Keita Aziz, Musolli, Hila, Çyrbja, Progni, Razak Keita. Kryetrajner: Ismet Munishi

Feronikeli: Avdyli, Loshi, Balde, Thaqi, Malaj, Hoxha, Dabiqaj, Kojasevic, Milockovic, Maliqi, Simonovski. Kryetrajner: Klodian Duro

Gjyqtarë: Besfort Kasumi, Alban Ejupi, Gzim Mehmeti, Erdall Zasella

Stadiumi i qytetit në Gjilan


BALLKANI – BESA 4-1

– Mbyllet ndeshja!

+2 minuta shtesë!

83′ Zëvendësim te Ballkani: Maksutaj inkuadrohet në vend të Zekës.

80′ GOL! Arbër Prekazi (Ball) shkëputet shumë lartë brenda zonës dhe realizon me kokë për ta dërguar topin në rrjetën e Agron Kolajt, 4-1.

75′ Zëvendësim te Besa: Rama inkuadrohet në vend të Salihut.

74′ Zëvendësim te Ballkani: Bytyqi dhe Kapra inkuadrohen në vend të Shalës dhe Thaqit.

72′ Zëvendësim te Besa: Jahmurataj inkuadrohet në vend të Sylës.

69′ GOL! Meriton Korenica (Ball) gjuan me kokë nga afërsia dhe realizon i papenguar pas asistimit të Endrit Krasniqit, 3-1.

60′ Zëvendësim te Besa: Bilal inkuadrohet në vend të Agon Xhakës.

56′ GOL! Nazmi Gripshi (Ball) gjuan në mënyrë mjeshtërore nga ndërprerja dhe realizon për 2-1.

52′ Kushtrim Gashi (Ball) ndëshkohet me karton të verdhë!

50′ Mirlind Daku (Ball) gjuan me kokë pas harkimit të Meriton Korenicës, por gjuan jashtë portës.

– Starton pjesa e dytë!

– Zëvendësim te Ballkani: Mirlind Daku inkuadrohet në vend të Arbër Hoxhës.

– Mbyllet pjesa e parë!

+2 minuta shtesë!

43′ Arbër Hoxha (Ball) humbet penaltinë, pasi goditjen e tij Agron Kolaj.

42′ Gentrit Halili (Bes) ndëshkohet me karton të verdhë!

41′ Mevlan Zeka (Ball) ndalet brenda zonës nga Gentrit Halili, ndërkohë gjyqtari kryesor Ilir Mehmeti akordon penalti për skuadrën vendase.

40′ Visar Berisha (Ball) ndëshkohet me karton të verdhë!

35′ Visar Berisha (Ball) gjuan me kokë, por pret për mrekulli Agron Kolaj.

30′ Mevlan Zeka (Ball) gjuan nga afërsia lartë mbi portë, shpërdoron mundësi ideale për të realizuar.

24′ GOL! Ardi Qorri (Bes) lanson një projektil nga distanca dhe realizon një super gol për ta barazuar rezultatin 1-1.

11′ Ermal Krasniqi (Ball) gjuan nga krahu i majtë, por topi shkon fare pranë shtyllës pingule.

09′ Ardi Tahiri (Bes) provon goditjen nga ndërprerja, por topi shkon pranë portës.

06′ Ardi Tahiri (Bes) përfiton nga një gabim i Visar Berishës në mbrojtje dhe gjuan nga afërsia, por topi shkon mbi traversë.

05′ GOL! Meriton Korenica (Ball) përfiton nga një gabim katastrofal në mbrojtje të Gentrit Salihut dhe realizon i vetëm me Agron Kolajn, 1-0.

03′ Arbër Hoxha (Ball) gjuan nga ndërprerja mbi portë.

– Starton ndeshja!

Formacionet zyrtare:

Ballkani: Luljanovic, Thaqi, Berisha, Prekazi, Shala, Gashi, Korenica, Gripshi, Hoxha, Krasniqi, Zeka. Kryetrajner: Bledi Shkëmbi

Besa:  Kolaj, Ajdini, Guri, Halili, Xhaka, Salihu, Beseni, Sheqerolli, Qorri, Syla, Tahiri. Kryetrajner: Leutrim Krasniqi

Gjyqtarë: Ilir Mehmeti, Edmond Zeqiri, Meriton Berisha, Arben Halilaj

Stadiumi i qytetit – Suharekë

/Gazeta Sheshi/