Ballkani njofton se kush do ta udhëheq skuadrën në tri javët e fundit në Superligë

826

Skuadra e Ballkanit në tri ndeshjet e fundit në Superligë, do të drejtohen nga ndihmës-trajneri Ardian Basha, shkruan Gazetasheshi.com.

Lajmi është bërë i ditur nga skuadra e Suharekës, përmes faqes zyrtare duke bërë të ditur se udhëheqësi i skuadrës në tri xhirot e fundit do të jetë Basha, i ndihmuar nga zëvendës-trajneri Edon Gashi.

Postimi i plotë:

Këto 3 xhirot e mbetura ekipin do ta udhëheq ndihmës traineri i deritashëm Ardian Basha dhe zëvendës trainer do të jetë Edon Gashi kryetraineri i juniorëve.

Humbja e hidhur nga Arbëria, ka bërë që skuadra e Ballkanit t’i ndajë rrugët me Bledi Shkëmbin. Përpara vetës Basha dhe Gashi do ta kenë një rrugë të vështirë në tri ndeshjet e fundit, pasi do të mundohen ta dërgojnë skuadrën suharekase në Evropë.

Testi i parë për të dy trajnerët do të jetë kjo fundjavë, ku do të ulen në stol pikërisht në përballjen e vështirë me Dritën.

/GazetaSheshi/