Ballkani interesohet për mesfushorin e njohur kosovar

2661

Vajtjet edhe ardhjen në  Superligën e Kosovës në futboll veçse kanë filluar të bëhen më të zjarrta.

Klubi Futbollisitk “Ballkani” do të tentoj që edhe sezonin e ri të luftoj për titullin kampion në krye me kryetrajnerin, Bekim Isufi, i cili ditë më parë u prezantuar tek “portokallinjtë”.

Gazeta “Sheshi” mëson se klubi i Ballkanit ka shprehur interesim për t’i siguruar shërbimet e mesfushorit të njohur, Argjend Malaj.

Përveç Ballkanit, për futbollistin 27-vjeçar interesim ka shprehur edhe skuadra nga Shqipëria, Dinamo e Tiranës.

Malaj së fundmi ka qenë pjesë e Feronikelit ka është paraqitur në 32 ndeshje, duke realizuar 2 gola dhe 1 asistim.

Kujtojmë që Malaj ka mbrojtur ngjyrat e Skënderbeut, Kamzës, Tiranës dhe Prishtinës.

/Gazeta Sheshi/