Ballkani dhe Drenica akomodohen në njërin nga hotelet më luksose në vend

2421

Ballkani dhe Drenica kanë vendosur të ‘karantinohen’ pranë sfidave të tyre të kësaj xhiro, teksa ndodhen në ‘sprintin’ final të kampionatit.

Siç mëson ekskluzivisht Gazeta “Sheshi”, tashmë si skuadra e Ballkanit, po ashtu edhe skuadra e Drenicës janë akomoduar në hotelin luksoz “Astoria” në Gjilan.

Ballkani do të ndeshet me Dritën, në njërën ng sfidat më të rëndësishme të këtij edicioni, derisa kërkojnë që të jenë sa më të rehatshëm në një ambient si “Astoria Luxory & Spa Hotel”.

Kushtet e favorshme që i ofron ky vend ka bërë që edhe Drenica të zhvendoset pikërisht para duelit ndaj Arbërisë, takim ky i cili zhvillohet në Gjilan.

Kjo nuk është hera e parë që klubet futbollistike akomodohen këtu, pasi që kushtet përfekte që i ofron ky vend, ju mundësojnë futbollistëve që të relaksohen dhe të jenë gati për ndeshjet e tyre.

Kujtojmë që Ballkani luan ndaj Dritës në stadiumin kryesor të qytetit në Gjilan, kurse Drenica ndaj Arbërisë në stadiumin ndihmës me bari si tentetik në këtë qytet.

Dy takimet fillojnë nga ora 15:00.

/Gazeta Sheshi/