Ballkani afër marrëveshjes me yllin shqiptar

3497

Kapiteni i Kukësit, Agim Ibraimi, del lojtar i lirë në fund të këtij muaji. Dinamo duket se ka bërë një hap para për të bindur fantazistin 32-vjeçar, por në orët e fundit ka pasur edhe zhvillime të tjera.

“Panorama Sport”, ka raportuar se emërimi i Nderim Nexhipit si drejtor sportiv te klubi i Ballkanit në Kosovë mund të bëjë që Ibraimi të ndryshojë mendje për të ardhmen.

Kapiteni i Kukësit në sezonin e fundit ka marrë një ofertë joshëse nga drejtuesit e Ballkanit dhe do të kthejë një përgjigje në ditët në vijim.

Fantazisti po vijon pushimet dhe sipas asaj që vetë ka pohuar, do të presë edhe disa ditë për të zgjedhur përfundimisht të ardhmen, ndërsa ka lënë gjithçka të hapur për vazhdimin te Kukësi.