Bale përgatit parakalimin ndaj Ronaldos

170

Finalja e Champions League 2016-17 do të luhet në Kardif, renditja e Gareth Bale. Një rikthim në shtëpi do të thotë se Real Madrid do të kishte mundësinë të synonte trofeun numër 12, “duadecima”, në “Millennium Stadium” më 3 qershor.

Bale dhe shokët e tij do të kenë një sfidë të madhe para vetes në sezonin e ardhshëm, teksa uellsiani do të jetë thelbësor për fatet e skuadrës. Ai ka treguar se mund të sjellë gjëra të mëdha në “Santiago Bernabeu”.

27-vjeçari mund të tregojë vlerën e tij si pasardhës i Cristiano Ronaldo në sezonin e ardhshëm, si lideri i ekipit, pas një vere që ai dhe Uellsi lanë një përshtypje të shkëlqyer. Bale udhëhoqi ekipin kombëtar deri në gjysmëfinalet e Euro 2016, duke shënuar tre gola, ku britanikët u mposhtën në gjysmëfinale nga Portugalia e Cristiano Ronaldos.

Ajo që do të vijë do të jetë “kontrata e jetës” për Bale. Madrilenët po përpiqen ta bindin të qëndrojë në “Bernabeu” përtej moshës 30-vjeçare, për t’u bërë lideri i ekipit në momentin që Cristiano Ronaldo, aktualisht 31 vjeç, do të pësojë rënie të formës. Bale do të jetë investimi për të ardhmen në “Bernabeu”.

Bale mbërriti në Madrid në vitin 2013, pasi erdhi nga Tottenham. Në kontratën aktuale, Bale ka një kontratë që e pengon të marrë më shumë se Ronaldo, i cili është lojtari më i paguar i Real, që nga viti 2009.