Bale pas gjashtë javësh kthehet në fushë, ja çfarë thotë

134

Gareth Bale është kthyer në skuadrën e Real Madridit në fitoren e thellë kundër Celta Vigos (7-1) pas rikuperimit të lëndimit.

Uellsiani, i cili shënoi golin e shtatë në fitoren e “Los Blancos’, tha se është i lumtur që është kthyer në fushën e blertë, transmeton KosovaPress.

Bale mendon se skuadra e tij bëri paraqitje mjaft të mirë në duel me Celtan. Ai shpreson se Reali do të fitoj trofe këtë sezon të garave, edhe pse madrilenët tashmë janë të përqendruar në Ligën e Kampionëve.

“Është frustruese për të qenë gjashtë javë jashtë fushës, megjithatë, sot ishte bukur përsëri të jesh në fushë”, ka thënë Bale.

“Ne luajtëm mirë si ekip dhe ne duam të arrijmë së bashku me tifozët tonë qëllimin e madh këtë vit”, ka theksuar ish-ylli i Tottenhamit. /KosovaPress/