Bale ka frikë nga City

144

Sulmuesi i Real Madridit, Gareth Bale, ka folur për ndeshjen ndaj Manchester Cityt në Ligën e Kampionëve.

Uellsiani beson te fitorja dhe është i vetëdijshëm se nuk do të jetë një ndeshje e lehtë.

“Do të jetë një ndeshje e mrekullueshme. E rëndësishme është të shënojmë dhe mos të pranojmë ndonjë gol”.

“Në Bernabeu jemi shumë të fortë dhe do të kemi më shumë shanse.  Nëse do të marrim një rezultat të mirë në Etihad Stadium, në shtëpi do ta kemi edhe më të lehtë pasi kemi përkrahjen e tifozëve”.

“E dimë që do të jetë një ndeshje e vështirë pasi në Ligën e Kampionëve nuk ka gjysmëfinale të lehtë”, ka thënë Bale.

Në këtë ndeshje prania e Cristiano Ronaldos dhe Karim Benzemas është e dyshimtë dhe ende nuk dihet se a do të luajnë apo jo.

Cg1H0d-WYAAdL57