Bale e do Championsin e 11-të

143

Lëndimet i ka lënë prapa krahëve dhe tash Gareth Bale është i gatshëm për fazën finale të Real Madridit. Ylli uellsian thotë se ndihet i gatshëm dhe synon ta fitojë prapë Ligën e Kampionëve, të 11-ën për “Los Blancos”.

“Më kujtohet kur, me ardhjen time, presidenti më thoshte se më kishte blerë për ta fituar Championsin e dhjetë. Nëse kam ardhur këtu, është sepse doja ta fitoja Championsin dhe ta arrija këtë në sezonin e parë, ishte vërtet speciale. Që kur kam ardhur këtu, i kemi fituar katër trofe, nuk është keq, por dua edhe të tjerë”, deklaroi Bale për “UEFA.com”.

“Nuk ka lidhje nëse i kemi fituar deri tash. Do të zbresim gjithmonë në fushë për ta fituar çdo ndeshje në Champions dhe ta fitojmë përsëri këtë kompeticion. E dua të 11-in. Lëndimet më kanë penguar, por tash jam mirë. Duam ta fitojmë çdo ndeshje”, përfundoi Bale, i cili është lënduar shpesh në tre sezonet e fundit me “Los Blancos”.