Balaj tregon prapaskenën: Ja çfarë më ndodhi mbrëmë pas ndeshjes me presidentin Duka

287

Bekim Balaj është shprehur i lumtur me golin e fitores ndaj Maqedonisë.

Ai ka theksuar që nuk e di saktësisht nëse e ka goditur topin drejt rrjetës vetëm me kokë, apo e ka prekur edhe me krahë.

“Jam shumë i lumtur për fitoren dhe për golin. Të shënoj në qytetin tim dhe t’ia jap fitoren Kombëtares është ndjenjë e veçantë”, deklaroi Balaj për “Supersport”, përcjellë “Lajmi.net”.

“Me çka e preka topin te goli? Nuk e di, me rëndësi që topi u fut në rrjetë”, theksoi Balaj.

“Mbrëmë isha duke qëndruar me Armando Sadikun dhe Odise Roshin. Erdhi Armando Duka na pyeti pse po qëndrojmë bashkë, i thash që po e përgatitim skemën e golit dhe ashtu doli”, shtoi shkodrani.