Baftiu rikthehet në stërvitje te Ballkani, ylli i suharekasve gati për ndeshjen ndaj ‘Niklit’

237

Blend Baftiu është rikthyer në stërvitje te FC Ballkani. Ylli i skuadrës nga Suhareka është paraqitur në seancën stërvitore të ‘portokallinjëve’ në fillim të javës, pasi që ekipi i Bledi Shkëmbit nisi përgatitjet për duelin ndaj Feronikelit, shkruan Gazetasheshi.com.

Baftiu kishte munguar për dy javë dhe njëherit humbi dy ndeshjet e Ballkanit, ndaj Prishtinës dhe Besës.

Trajneri i skuadrës, Bledi Shkëmbi mohoi informacionet se ka krisje të raporteve ndërmjet tij dhe Baftiut, ndërkohë që tha se është i sëmurë dhe kur të kthehet do jetë pjesë e ekipit.

Tashmë 23 vjeçari do të jetë i gatshëm për Ballkanin dhe mbetet për t’u parë nëse do të jetë pjesë e ekipit për duelin ndaj Feronikelit në fundjavë.

Ja imazhet e fundit të Baftiut në stërvitje te Ballkani:

May be an image of 3 njerëz dhe people standingMay be an image of 5 njerëz, people standing, people playing sports dhe ambiente të jashtme
/Gazeta Sheshi/