Aziz Salihu me urim prekës për Majlinda Kelmendin (Foto)

621
Boksieri më i madh në sportin shqiptar, Aziz Salihu, ka uruar Majlinda Kelemdin për medaljen e artë në Rio.

Ish fituesi i medaljes olimpike, në Facabook ka uruar Majlinda Kelmendin, duke thënë se edhe pse është në gjendje të rëndë shëndetësore, i ka përcjellë me zemër sportistët e Kosovës në Olimpidë.

“Edhe pse per momentin jam ne gjendje te rend shendetsore, ne nje prej spitaleve te Stambollit ,interesohem dhe i percjelli me zemer sportistet tane ne Olimpiad dhe me dhemb zemra qe nuk jam prezent ne Rio …

Majlinda fiton hiq me pak se medaljen e Art .. Urime Majlinda Urime Kosova”, ka shkruar Aziz Salihu.

Aziz Salihu ka disa ditë që ka udhëtuar në Turqi pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore.