Azem Ahmeti përforcon Gjilanin

1226

Gjilani ka bërë një goditje të madhe në merkato. Skuadra e drejtuar nga trajneri Arbnor Morina ka transferuar mesfushorin me përvojë, Azem Ahmetin.

Ahmeti së fundmi ishte pjesë e Hajvalisë, derisa pjesën më të madhe të karrierës e ka kaluar te Prishtina, duke qenë nga më të dalluarit.

Gjilani me këtë transferim dëshmon seriozitetin që ka dhe shpall kandidaturën për titull të kampionit.

Burime të Gazetës Sheshi brenda klubit kuq e bardhë njoftojnë se merkatoja ende nuk ka përfunduar. Gjatë ditëve në vazhdim priten disa përforcime tejet cilësore.