Audi RS6 Avant me 735 kuaj fuqi

221
Kompania gjermane për modifikimin e makinave ABT Sportsline, ka përgatitur një numër të madh të makina të modifikuara, të cilat do t’i prezantojë javën e ardhshme në panairin e makinave në Gjenevë.

Audi RS6 Avant motori, 4.0-litër TFSI V8, i të cilit tani është me kapacitet prej 735 kuaj fuqi, ndërsa shpejtësinë maksimale e ka deri në 320 kilometra në orë.

Paketa për këtë RS6 Avant përfshinë Aero Body Kit “ABT” nga fibra të karbonit, rrotat prej alumini me diametër prej 22-inç dhe me goma Dunlop 295/25 R22, sistemin sportiv të shkarkimit të gazrave, si dhe interierin dy-ngjyrësh me lëkurë Alcantara.

Modeli tjetër me radhë është Audi A4 i gjeneratës së re, në këtë rast quhet AS4, për të cilin ABT, ndër të tjera, në paketën për këtë model ka përfshirë Aero Body Kit, maskën e përparme ABT nga kromi, më shumë sete të rrotave prej alumini, sistemin sportiv të shkarkimit të gazrave, amortizatorët e modifikuar, disa elemente për modifikimin e interierit, si dhe përforcimin e motorit.

Motori TDI me kapacitet prej 272 kuaj fuqi është përforcuar në 325 kuaj fuqi dhe motori benzinë TFSI nga 333 në 410 kuaj fuqi. /albeu.com/