Atletico Madrid do luftë deri në fund

148

Mbrojtja e Real Sociedad i ka bërë pikët më të lehta për Atletico Madrid-in në Vicente Calderon, që regjistruar fitoren e rradhës për ti bërë presion Barcelonës.

Pas fitores në derbi ndaj rivalit lokal Real Madrid, të besuarit e Diego Simeones dëshirojnë të kenë luftë deri në fund me skuadrën e Barcelonës, për të rikthyer titullin e La Liga-s.

Si gjithnjë të kuqtë e Madrid-it filluan ndeshjen me ritëm dhe presion të lartë, me ç’rast detyroi mbrojtësit udhëtues të realizonin në portën e tyre.

Ndërkohë, për të patur një fund të qetë u përkujdesën Saul Niguez dhe Antoine Griezmann, që realizuan në fraksionin e dytë të lojës.

Miqtë nuk treguan asgjë në këtë takim për të merituar diçka më tepër, ndaj duhet të ndahet të kënaqur me rezultatin, që nuk pësuan më tepër.

Atletico Madrid me këtë fitore ngritet në kuotën e 61 pikëve, pesë më pak se lideri Barcelona që këtë mesjavë zhvillon ndeshjen e rradhës.