Asistenti që para çdo ndeshje pozon si kryesor (Foto)

192

Quhet Hasan Llallo, por të gjithë e njohin si Hasan referi. Gjyqtari nga Prizreni ndanë drejtësinë në Ligën e Parë të Kosovës në futboll si asistent.

Megjithatë, dëshira e tij për të qenë kryesor është tejet e madhe.

Dhe, për këtë arsye, para çdo ndeshje ai bën foto, duke detyruar gjyqtarin kryesor të dalë anash, kurse vet hyn në mes duke bërë të duket si arbitër.

Gjithsesi, punën e kryen në mënyrën më të mirë kudo që e delegon Komisioni, mbase dëshirë e Llallos është që një ditë t’i jepet rasti të jetë gjyqtar kryesor.