Ashtu siç kishte raportuar “Sheshi”, Leci nuk do jetë pjesë e Llapit

596

Klubi Futbollistik “Llapi” ka konfirmuar largimin e mbrojtësit, Liridon Leci.

Gazeta “Sheshi” kishte raportuar ekskluzivisht me 8 qershor të vitit 2021 se  llapjanët i kishin ndarë rrugët me Lecin.

EKSKLUZIVE: Edhe 4 futbollistë largohen nga Llapi

 

Komunikata e plotë e Llapit pa ndërhyrje:

“Liridon Leci përfundon kontratën me ne!

Kemi mbyllur bashkëpunimin me mbrojtësin e krahut të majtë, Liridon Leci. Ndarja me Lecin ka ardhur në mënyrë shumë profesionale dhe me marrëveshje kemi vendosur ta mbyllim bashkëpunimin.

Skuadra nuk e pati ndihmën e tij gjatë edicionit paraprak shkak i një lëndimi të pësuar (rupturë e ligamentit) në ndeshjen kontrolluese ndaj Skënderbeut dhe si rrjedhojë e kësaj ai humbi pjesën më të madhe të ndeshjeve.

Lecin e falenderojmë për kontributin e dhënë dhe i dëshirojmë shumë suksese në vazhdim”, shkroi klubi në Facebook.