As Bacca dhe as Icardi, Atletico zgjedh Diego Costa-n!

198

Nga Carlos Bacca te Mauro Icardi, duke kaluar nga Gonzalo Higuain, për të mbërritur në fund te Diego Costa! Shumë emra kanë përfunduar në “radarin” e drejtuesve të Atletico Madrid, në javët e para të merkatos. Sulmues të nivelit botëror në gjendje të forcojnë skuadrën e Diego Pablo Simeone me synimin për të bërë hapin final drejt arritjes në majë. Në “poker asash” i jashtëzakonshëm nga ku do të zgjidhej njëri për të ndezur entuziazmin e publikut në “Calderon”.

Por nuk do të bëj “pazar” në Milano, as nuk do të marrë golashënuesin më të mirë të Serie A, për të synuar suksesin në Champions, atje ku në finalen e edicionit të kaluar u mund nga Real Madrid me penallti. Atletico Madrid i ka idetë e qarta dhe presidenti, Enrique Cerezo, nuk e fsheh faktin që i preferuari i tij është Diego Costa i Chelsea…

LONDON, ENGLAND - SEPTEMBER 13:  Diego Costa of Chelsea looks on during the Barclays Premier League match between Chelsea and Swansea City at Stamford Bridge on September 13, 2014 in London, England.  (Photo by Jamie McDonald/Getty Images)