Arsenali arrin marrëveshjen për Lacazetten

345

Arsenali raportohet se ka arritur marrëveshjen me Lyonin për transferimin e sulmuesit Alexandre Lacazette.

Klubi anglez më parë kishte ofruar 29 milionë funte për sulmuesin që sezonin e kaluar realizoi 21 gola në 34 paraqitje për klubin francez, por ajo ishte refuzuar.

E përditshmja franceze “Le 10 Sport” raporton se Arsenali ka dërguar një ofertë të përmirësuar e cila është pranuar nga Lyoni.

Shefi i Lyonit, Bruno Genesio të hënën paralajmëroi se marrëveshja është afër finalizimit pasi pranoi se ai ishte i pafuqishëm për ta bllokuar largimin e 25-vjeçarit.