Arsenal – Southampton, lajm i mirë për Mustafin (Foto)

175

Shkodran Mustafi ndihet gati për të debutuar me skuadrën e tij të re, Arsenalin.

Mbrojtësi shqiptar po pret me ëndje ndeshjen debutuese të tij me Arsenalit, ku shpreson të ketë një fillim të madh me skuadrën e re.

“Ne jemi të gatshëm për ndeshjen e nesërme!”, ka shkruar Mustafi në ‘Facebook’.

“Shpresoj që mund të bëjmë një fillim të madh në karrierën time te Arsenali!”, përfundoi shkrimin e tij mbrojtësi shqiptar.

Ndryshe, ish-mbrojtësi i Valencias pritet të debutoj nesër në ndeshjen që Arsenali e luan në shtëpi ndaj Southamptonit.