Arsenal mbyll marrëveshjen me Borussia Monchengladbach për Granit Xhakën

171

Siç kanë raportuar mediat në ishull gjatë orëve të fundit, Granit Xhaka mund të quhet lirisht lojtar i ri i skuadrës së Arsenalit. Topçinjtë tashmë kanë mbyllur marrëveshjen me Borussia Monchengladbach për transferimin e mesfushorit shqiptar në Emirates Stadium, përcjellë lajmin Gazeta Sheshi.

Daily Mail ka shkruar se 23 vjeçari do zbarkojë në ishull pas përfundimit të sezonit, deri sa është bërë e ditur shuma e transferimit të tij, e cila kap vlerën e 30 milionë funtave.

Kështu Arsene Wenger synon ta forcojë organikën e tij me emra të rinj, pasi që në fundin e sezonit do largohen Mikel Arteta, Tomas Rosicky dhe Mathieu Flamini.

Xhaka ka qenë gjithashtu edhe objektiv i skuadrës tjetër angleze Liverpool.

/Gazeta Sheshi/