Arrihet marrëveshja, Drita me investitor të ri (FOTO + VIDEO)

1294

Më në fund është arritur konsensusi ndërmjet kryesisë së vjetër të klubit futbollistik Drita dhe investitorëve të rinj, që kanë shprehur dëshirën dhe vullnetin për të investuar në skuadrën gjilanase, njofton Gazeta Sheshi.

Në mbledhjen e posa përfunduar në të cilën të pranishëm ishin edhe tifozët Intelektualët është raportuar për një marrëveshje konsensuale ndërmjet dy palëve, me ç’rast udhëheqësia e vjetër u ka lëshuar rrugën investitorëve të rinj.

Me të marrë lajmin tifozët e Dritës kanë shpërthyer në festë, pasi investitorët e rinj, Valon Murseli dhe Flamur Bunjaku kanë premtuar investime marramendëse në skuadrën bardh e kaltër.

Posted by Trần Viết Hoạt on Wednesday, July 20, 2016

/Gazeta Sheshi/