“Arpagjikt” e kanë me drejtuesit, kërkojnë privatizimin e klubit

196

Edicioni 2020/21 në Ligën e Parë të futbollit kosovar tashmë ka ulur siparin me ndeshjet e fundit të xhiros së 27-të, raporton Gazetasheshi.com.

Skuadra e Lirisë në këtë edicion e ka mbyllur në vendin e pestë me 34-të pikë, ndërsa tifo-grupi “Arpagjikt” nuk janë ndarë të kënaqur me këtë sezon dhe i janë drejtuar me një letër të hapur dhe publike për kryetarin e komunës dhe depertamentit të sportit, gjithashtu kryesisë dhe bordit te Lirisë.

Në letrën e hapur nga tifozat prizrenas kanë tri kërkesa, njëra nga to është edhe privatizimi i skuadrës.

Postimi i plotë:

Letër e hapur publike për Kryetarin e Komunës dhe departamentit për Sport,
Kryetarin dhe kryesinë e Kf Lirisë dhe Bordin e Kf Lirisë.

Sot ka përfunduar edhe sezoni i rregullt i futbollit në Ligën e Parë ku bën pjesë edhe klubi jonë i zemrës KF LIRIA.

Përkundër pritshmërive nga i gjithë spektri futbolldashës në Prizren dhe jo vetëm që klubi jonë i zemrës te kthehet në Superligë aty edhe ku e ka vendin ndodhi ajo që nuk e dëshironim askush, DËSHTIMI.

Duke parë këtë gjendje të rënduar në klub dhe duke parë statusin e klubit i cili është publik ku asnjëherë nuk patëm suksese te cilat i meriton Prizreni si vatër e futbollit ne si djemt e qytetit, tifozëria Arpagjik’t kemi një kërkes të qartë dhe të vetme për Kryetarin dhe bordin e klubit gjithashtu për Komunën si donatore kryesore për të mirën e emrit të madh LIRIA

1. Të thirret kuvendi i klubit
2.Të kërkohet dhe të shpërbêhet ky bord dhe
3.Klubi te shkon në Privatizim apo shoqëri aksionare

* Në të kundërtën do të jemi ne ata që nuk do ta lejojmë vazhdimin e pjesëmarrjes së Kf Liria në kompeticionet e ardhshme sepse është bërë MJAFT duke u nëpërkëmbur dinjiteti i klubit dhe sporti në përgjithësi në Prizren.

Ndërsa skuadra e Malishevës dhe Ulpiana janë dy anëtaret më të reja të kampionatit elitar të futbollit kosovar, ndërkohë Dukagjini dhe Flamurtari do të luajnë mes vete së pari për të siguruar ndeshjen që i mundëson barazhin për Superligë.

Kurse, Vushtrria dhe KEK-u nga edicioni i ardhshëm do të luajnë në Ligën e Dytë.

/GazetaSheshi/