Aro gjigant i vërtetë, pret katër goditje dhe shpëton skuadrën nga humbja e thellë!

305

Po vazhdojnë paraqitjet e dobëta të klubit Willem II edhe në javën e 32’të të Kampionatit holandez.

Skuadra e portierit të Kosovës, Aro Muric u mposht nga PSV me rezultati final në 0:2.

Humbja mund të ishte edhe më e thellë po të mos intervenonte si duhet gardiani ynë.

Shtatlarti i Kosovës u tregua vendimtar në katër raste, duke ndaluar gol të sigurte.

Pas ndeshjes, Aro pranoi edhe notë të lartë në 7.1 nga ‘Sofascore’.