Ardi Shala është futbollisti i ri i Llapit

385

Klubi Futbollistik “Llapi” ka vazhduar me përforcimet për sezonin e ri, shkruan Gazetasheshi.com

Mesfushori, Ardi Shala, ka nënshkruar kontratë 3 vjeçare me Llapin.

Menjëherë pas nënshkrimit të kontratës, Shala është bashkuar me pjesën tjetër të Llapit në përgatitjet për garat evropiane.

24- vjeçari, sezonin e kaluar ishte pjesë e Ulpianës, në ligën e parë, ku ka realizuar nëntë gola dhe gjashtë asistime.

Skuadra e Llapit është afër kompletimit të skuadrës për të garuar në Konferencë Ligë.