Arbëria – Trepça ’89, finalja e mbijetesës

307

Arbëria dhe Trepça ’89 ishin dy skuadrat e para që shqelmuan topin në edicionin 2020/21 në kampionatin elitar të futbollit kosovar, shkruan Gazetasheshi.com.

Tashmë kur po futemi në fazën e katërt, atë finale, të dy këto skuadra ndodhen në luftë për të ruajtur statusin e skuadrës elitare.

Këtë të premte më 9 prill do të takohen për herë të katërt dhe sërish në një stadium ndryshe, këtë herë në “Zahir Pajaziti” të Podujevës, aty ku skuadra nga Dobraja po i zhvillon ndeshjet si vendas.

Fitorja mbetet obligim për dy skuadrat nëse dëshirojnë të mbeten në Superligë.

Dy skuadrat kanë nga një fitore në takimet ndërmjet tyre, ndërkohë një ndeshje tjetër ka përfunduar me rezultat të barabartë.

Rezultatet ndërmjet Trepçës ’89 dhe Arbërisë këtë edicion:

Xhiro 1: Trepça ’89 0-2 Arbëria
Xhiro 10: Arbëria 1-2 Trepça ’89
Xhiro 19: Trepça ’89 1-1 Arbëria

/Gazeta Sheshi/